E gjithë grabitja në Rinas ndodhi për pak minuta. Mesa duket grabitësit kishin dijeni për gjithë trasnfertën dhe për orarin e saktë kur nisej avioni. Sipas dëshmive, grabitësit kanë hyrë lehtësisht në mjediset e aeroportit, duke qenë se automjeti i tyre mbante mbishikrimin “Hetimi tatimor”. Mësohet se furgoni e loguar dhe me mbishkrimin “Hetimin Tatimor” rezulton se ishte me targa false dhe po punohet për të rënë në gjurmët e autorëve.
Furgoni ishte i modifikuar me panele të hekurta në pjesën ballore për të duruar përplasjet. Megjithëse është goditur në pjesën ballore, furgoni që u përdor prej tyre ka strukture të qëndrueshme. Në pjesë e makinës shquhen qartë shenjat e plumbave, ndërsa dyshohet se Admir Murataj, i cili humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit ka qenë në timon.
Admir Murataj, grabitësi i mbetur i vrarë gjatë aksionit në aeroportin e Rinasit për grabitjen e milionave Euro, duket se ka pasur ide brilante për të drejtuar hetimet e policisë drejt një personi tjetër.
Nga sa tregojnë fotot nga vendngjarja, Murataj ka përdorur një maskë gome për t’u maskuar.
Në pamje duket se agresori ishte një njeri pa flokë dhe me mustaqe. Por në të vërtetë ky ishte një plan i Muratajt për të “mashtruar” policinë.