Grabitja në Rinas/ Identifikohet autori i vrarë (Emri+Foto)

0
489

Mediat në Greqi kanë publikuar emrin e një personi jo pak të njohur për publikun, duke pretenduar se është një prej autorëve të grabitjes ditën e sotme në Rinas.

Sipas mediave në Greqi, bëhet fjalë për Admir Murataj, i cili është ende në kërkim për dy grabitje të tjera të bujshme ndër to, atë të në Qafë-Kashar, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-komando. Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.

Sipas mediave greke, Murataj është personi i maskuar, i cili mbeti i vrarë sot gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Megjithatë ky informacion mbetet vetëm spekulim, pasi personi i vrarë sot nuk është identifikuar ende nga policia, dhe nëse do të bëhej fjalë për Muratajn, identifikimi i tij do të ishte kryer tashmë nga autoritetet.

Sa i përket raportimeve se një prej autorëve të grabitjes është arrestuar dhe rezulton të jetë i plagosur, Policia e Shtetit ka reaguar duke thënë se deri tani ka vetëm të shoqëruar për ngjarjen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here