Google search engine
Home Aktualitet Çfarë po ndodh në aeroportin e Rinasit pas vendimit urgjent që mori...

Çfarë po ndodh në aeroportin e Rinasit pas vendimit urgjent që mori Veliu dhe Xhaçka

0
398

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se shefi i komisariatit të Rinasit do marrë përgjegjësinë e drejtimit dhe menaxhimit të sigurisë brenda aeroportit të Rinasit e cila deri më sot drejtohej nga kompania private e sigurisë. Për të dhënë këtë njoftim, ka dalë para mediave Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, zëvendës ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli dhe Zëvendësministër i Brendshëm Besfort Lamallari.

Po sot, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se pas grabitjes edhe bataljoni i forcave speciale të ushtrisë dhe policia ushtarake do të impenjohen në mbrojtjen e perimetrit të jashtëm të aeroportit. Duke ndjekur në këtë mënyrë shembullin e shumë vendeve europiane. Përfshirja e ushtrisë dhe policisë ishte bërë publik pak orë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi kompaninë koncensionare kineze, që nuk ka respektuar standartet e duhura të sigurisë.
 Ashtu sikurse u njoftua nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura janë vendosur prej mbrëmjes së sotme në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here