A do ti bashkohesh qëndrimit të Rudina Hajdarit? Flet deputeti i ri i PD, tregon kujt i druhet

0
406

Kndidati për deputet në listat e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Andi Përmeti, ishte i ftuar në studion e Fax News, për të folur për të sqaruar arsyet se përse vendosi të diorëzonte në KQZ,  formularin e dekriminalizimt ku pritet të marrë mandatin.

Andi Përmeti e ka argumentuar pranimin e mandatit si një e drejtë që i takon, dhe si detyrim ndaj qytetarëve që e kanë votëbesuar.“Kushtetuta dhe ligji  parashikon që kur mbaron mandati,  transferrohet të koalicioni pasardhës, largim i një apo disa deputetëve  nuk i nuk shbërben parlamentit.Ky nuk është sistem maxhoritar, që konkuriojnë dy veta dhe kush fiton, merr mandatin , ndërsa këtu funksionon ndryshe, funksionon sipas listës, rënditjen e bën kryetari por mandatet i merr kush pason listën, sepse unë isha tër kohës i angazhar në fushatë.Në shqipëri pushteti është i vështirë, ne do të jemi kundrejtë mazhorancës, opozita nuk ka bërë asgjë në ndryshimin e sistemit. Ky sistem është i kalbur sepse  favorizohen vetëm individët.Unë kam që në 2003 që jam në Partinë Demokratike, ku merresha në fushatën në kohën kur ishtë Sokol Olldashi. I pyetur në lidhje me qëndrimin e deputetes Rudina Hajdari në ndryshimin e sistemimt, nëse i bashkohet këtij ndryshimi. “Për mua në themel është ndryshimi  i Sistemit Zgjedhor, që t ‘i japim garanci qeverisë së nesërme, që votat e qytetarëve do të lexohet, unë jam për një ndryshim si dhe ndërtimin e paketës anti-korrupsion. Kjo duhet të jetë beteja themelore e këtij Kuvendi.Opozita ka pasur të gjitha mjetet për të kërkuar listat e hapura e ka pasur në dorë dhe nuk e ka bërë, dhe ky është fakt.Opozita e bashkuar duhet ta vinte me shpatulla pas murit Edi Ramën  për ndryshimin e Sistemit Zgjedhor dhe nuk kishte ndërkombërtar t’i thoshte jo.I pyetur nëse i druhet një  përjashtimi të  mundshëm, ai u shpreh se  nëse  partia sillet si komuniste, patjetër që po, por, sipas tij nuk është normale që të përjashtohet një person ka mendime të ndryshme. “Tani nëse këto janë komunist e bëjnë, se të përjashtosh një person se mendon ndryshe nga ty, apo se i thua liderit të partisë se po bën gabim, nuk është normale”- u shpreh Andi Përmeti.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here