Ish deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka folur rreth vizitës së zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit Matteë Palmer në Tiranë për zgjidhjen e krizës politike.
Bylykbashi nuk preferon të japë detaje mbi takimin e liderit demokrat me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit Mattew Palmer, por shton se takimet e këtij po rriten sepse faktori ndërkombëtar po ndërgjegjësohet nga fakti që “kriza është real edhe jo hipotetike”.
Një krizë që për Bylykbashin ka themele të thella, ku spikasin sigurisht sipas tij reforma territoriale gabuar, edhe pse “krisja e thellë” ka ndodhur pikërisht me “kolapsimin e sistemit të drejtësisë” ku institucionet e reja nuk po ngrihen dhe ato të vjetrat dhe jetike mbeten pezull dhe jo funksionale.