Zbarkojnë FNSH dhe RENEA te Bregu i Lumit/ Kush janë tre policë dhe 4 banorë të plagosur që përfundojnë te Spitali i Traumës, dëmtime në kokë dhe gjymtyrë

0
412

Mëngjesi i ditës së sotme ka nisur me përplasje mes forcave të Policisë dhe banorëve tek Bregu i Lumit. Në vendin e ngjarjas kanë zbarkuar shumë efektivë të FNSH, RENEA-s dhe grupe të tjera të specializuara. Ka pasur konfrontime fizike, për shkak të rezistencës së banorëve.

Pak orë pas përplasjes mes policisë dhe banorëve të Bregut të Lumit, mësohen edhe emrat e të lënduarve.

Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur dhe ata gjenden te Spitali i Traumës.

Bëhet fjalë për tre policë dhe katër qytetarë protestues që kanë marrë dëmtime në kokë dhe gjymtyrë, kryesisht nga gurët e hedhur.

Efektivët e Policisë janë:

Gerald Shabani

Bledar Deliu

Arben Çanaku

Ndërsa banorët:

Hazur Manderi

Flora Mandri

Xhabir Mandri dhe Destan Muca

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here