Vjedhja e 2mln eurove/ Grabitësit sulmuan policinë (Njoftimi i Policise)

0
392

Policia ka njoftuar se grabitja e parave ka ndodhur në pistën e avionit në Rinas, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë një prej autorëve të vjedhjes.

Mësohet se grabitja ka ndodhur brenda avionit dhe se mjeti i transportit ndodhet ende në pistë, pasi po vijojnë hetimet për ngjarjen.

Grabitësit kanë hyrë në zonën kargo të aeroportit pak pasi disa kompani sigurimesh kanë ngarkuar në avion paratë që do të lëviznin jashtë vendit. Grabitësit kanë marrë paratë në avion dhe kanë dalë nga aeroporti.

Grabitësit kanë sulmuar me armë kallashnikov dhe granata FNSH-të, e cila është përgjigjur me zjarr. Nga të shtënat ka humbur jetën një prej grabitësve.

Zyrtarisht nga policia nuk jepet një shumë e parave të grabitura, ndërsa bën me dije se në ndjekje të autorëve është ngritur edhe një helikopter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here