‘Vazhdoni para, ju mbështesim për në BE’, ministrja gjermane flet për reformën në drejtësi dhe i jep goditjen e fortë Bashës

0
439

Ministrja gjermane e Drejtësisë Katarina Barley vlerësoi zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. “Reforma në Drejtësi është një shembull pozitiv dhe është pritur shumë mirë në Gjermani si dhe në vendet e tjera të BE-së. Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e reformave”, u shpreh Barley. Deklarata u bë gjatë një vizite të misnitres shqiptare të Drejtësisë Etilda Gjonaj në Berlin. Ndërkohë, sekretari Parlamentar i Shtetit, në Ministrinë e Brendshme Federale Mayer shprehu bindjen se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, mbetet një çështje prioritare për shtetet e BE-së, veçanërisht për Gjermaninë.

Ministrja Gjonaj u prit në një takim dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Drejtesisë, Christian Lange.

Në fjalën e saj, Gjonaj, paraqiti arritjet dhe ecurinë e deritanishme të Shqipërisë, sa i përket Reformës në Drejtësi, ngritjen dhe funksionimin e organeve të reja, duke theksuar sfidën e zgjedhjes te SPAK, si një strukturë e rëndësishme në luftën efektive kundër korrupsionit.

“Tashmë reforma në Drejtësi nuk ka më kthim mbrapa dhe duhet të çohet deri në fund, pasi është e rëndësishme që Shqipëria të jetë një vend sa më i sigurt dhe me stabilitet”, tha Gjonaj.

Gjithashtu Gjonaj dhe delegacioni shoqërues u pritën në një takim nga Sekretari Parlamentar i Shtetit, në Ministrinë e Brendshme Federale,  Stefan Mayer, i cili tha se qeveria gjermane të mbështesë Shqipërinë me anë të projektit të Binjakëzimit për të rritur më tej njohjen dhe perceptimin e publikut ndaj masave të marra në luftën kundër korrupsionit.

Ai vlerësoi si të rëndësishme krahas forcimit të shtetit ligjor edhe zhvillimin e ekonomisë duke përgëzuar Shqipërinë për rritjen ekonomike konstatuar edhe përgjatë vizitës së tij më të fundit në Tiranë në tetorin e vitit të kaluar.

 “Vlerësoj arritjet dhe përpjekjet e ndërmarra nga Shqipëria për forcimin e shtetit ligjor, të rëndësishme në këtë periudhe kohore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, citoi Mayer.

Gjatë vizitës së saj, Gjonaj u shoqërua nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here