“Tullaci” që mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit ishte me flokë, dalin fotot si ishte maskuar

0
431

“Tullaci” që mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit kishte përdorur një maskë, pasi në të vërtetë ai ishte me flokë.

Bëhet fjalë për një maskë gome që përdoret gjerësisht nga grabitësit dhe përveç fytyrës, shkon deri në pjesën e barkut.

Gjithçka duket të ketë qenë e mirë-menduar nga autorët, madje e kuruar deri në detaje.Policia nuk ka arritur ende të identifikojë viktimën për shkak dhe të dëmtimeve në pjesën e kokës.Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00, teksa pesë persona i janë afruar me një mjet ku shkruhej “hetimi tatimor”, aeroportit.

Tre kanë hyrë brenda pistës dhe kanë marrë paratë, dy të tjerë kanë qëndruar në makinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here