E ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili, Rudina Hajdari bëri një koment edhe në lidhje me opozitën e re. Hajdari tha se nuk ka aspak për qëllim që të vihet në krye të grupit të ri parlamentar.
“Ajo që propozoj unë është të fillohet nga partitë politike, të demokratizohen fillimisht ato, pasi nuk mund t’i kërkohet popullit të flitet për demokraci, ndërkohë që disa palë nuk pranojnë uljen për dialog në një tryezë”, tha Hajdari.