Qëlloi me armë në mes të Tiranës, kush është 48-vjeçari i arrestuar që i shkaktoi dorëheqjen drejtorit të Ramës

0
428

Policia e Tiranës arrestoi sot një 48-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

I arrestuari është, Altin Isaraj, vëllai i ish-Drejtorit të Transporti Rrugor Arben Isaraj.  Ai dha dorëheqjen vitin e kaluar pasi vëllai i tij u arrestua për trafik droge.

Ky i fundit theu masën e sigurisë të caktuar nga gjykata  me “arrest shtëpie”, ndërsa qëlloi me armë në ajër nga një makinë, me të cilën po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë.

Policia gjithashtu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe disa fishekë. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë dhe më pas  blutë e kryeqytetit bënë të mundur kapjen e vëllait të ish- drejtorit të Transportit Rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here