Një operacion i Policisë së Tiranës është finalizuar me arrestimin e 4 personave.
Burime policore bëjnë me dije se 4 të arrestuarit janë pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Europës.
Të arrestuarve iu janë sekuestruar armë, si edhe një makinë e blinduar tip BMW me targa të huaja.
Operacioni është kryer nga Anti-droga dhe Krimet e Rënda. Koka e grupit akuzohet se është L.D, ndërsa pjesë e grupit janë E.G, O.L dhe D.A.. Dyshohet se grupi po planifikonte që të kryente një vrasje, dhe policia ka ndërhyrë që të parandalonte krimin që do bënte banda.
Në vitin 2005, E.G është përfshirë në një atentat ku kanë mbetur të vrarë 2 persona.
Operacioni ende po vijon dhe nuk ka të dhëna zyrtare nga Policia.


































