Nga fshehja e pasurisë tek kontaktet e papërshtatshme, shkarkohet kreu i Apelit për Krimet e Rënda (EMRI)

0
490

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku.

Sipas KPK, Petku kishte probleme me deklarimin e pasurisë.

Trupa gjykuese e Komisionit përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Pamela Qirko anëtare, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Fehmi Petku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar pranë Gjykatës së Tiranës përgjatë viteve 2000-2009 dhe më pas në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Prej vitit 2015, Petku është emëruar kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here