I kërkuan që të fikte celularin, befason pasagjerja, i nxjerr të gjitha në “shesh” (Video)

0
547

Një pasagjere, e cila mendohet që të ketë qenë e dehur ose e droguar, ka dhënë spektakël për pasagjerët e një fluturimi të Spirit Airlines. Sipas raportimeve të mediave, gruaja filloi të bërtiste me të madhe në momentin që stfati i kërkoi që të fikte celularin përpara nisjes. Në videon e shpërndarë në rrjet, disa persona në bord shihen duke nxjerrë celularët për të filmuar gruan. Incidenti ndodhi në fluturimin nga Orlando për Newark  më 27 mars. Videoja u shpërnda nga një prej pasagjerëve në ViralHog, të hënën. Në momentin që sheh celularët qe e filmonin, gruaja dëgjohet të thotë: Regjistroni sa të doni!”Në atë moment ajo ngre fustanin për “audiencën” dhe nis të bëjë “twerk” për disa sekonda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here