Google search engine

    ‘Fundoset’ Basha e Kryemadhi/ Zyrtari i lartë amerikan bën lëvizjen e radhës dhe lëshon thirrjen e fortë: Kjo qeveri do ta çojë vendin…

    0
    433

    Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit ka përsëritur qëndrimin e Uashigtonit sa i përket zhvillimeve politike në Shqipëri.

    Matthew Palmet tha sot në një takim me gazetarët se Shqipëria ka një qeveri legjitime.

    Ai u shpreh se opozita ka përgjegjësi të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit 2019.

    “Jam i sigurt se kjo qeveri do ta çojë vendin tuaj përpara dhe se do të vijojë rrugën e reformave. Unë i inkurajoj të gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit. Sa i përket ndikimit rus, dua t’ju them se Shqipëria është një target i vështirë për Moskën” – mësohet të ketë thënë Palmer ndër të tjera.

    Zyrtari i lartë i DASH u shpreh se nuk është në Tiranë për të negociuar krizën politike, por tha se djegia e mandateve nuk është zgjidhje.

    “Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik. Përgjegjësi e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit dhe të ndaj vizionin e saj me mbështetësit dhe të punoj fort për t’i fituar zgjedhjet” – shtoi ai.

    Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme ku u takua me kryeministrin Edi Rama, ndërsa sot do të vijojë takimet me Presidentin Ilir Meta dhe drejtues të opozitës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here