Këngëtari shqiptar Bertan Asllani, i njohur në Turqi si Tarkani i Ballkanit, është në një lidhje romantike prej vitesh me aktoren e njohur turke Hazal Senel.
Këngëtari me origjinë nga Maqedonia nuk ka publikuar asnjë foto me partneren në Instagram, por ndryshe ka vepruar Hazal e cila ka disa foto me të dashurin që prej vitit 2017.
Madje në njërën prej tyre, dyshja shfaqet përkrah aktorit të njohur turk Alp Navruz, i njohur nga shqiptarët si Çenk në serialin “Mos ma lësho dorën”.
Lidhja e tyre romantike është përfolur që në vitin 2017 kur çifti u shfaq në disa udhëtime të bëra bashkë.
Bertan Asllani ka luajtur në serialin turk “Pis Yedili” bashkë me aktoren Hazal Senel, me të cilën besohet se është njohur gjatë xhirimeve.