Një çift ka humbur jetën pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët.
Zjarri ra rreth orës 2 të mëngjesit dhe mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në Pukë në lagjen Va Shënkoll të fshatit Berg. Burime bëjnë me dije se viktimat janë shtetasit Petrit dhe dava Ndoj. Katër fëmijët kanë shpëtuar pasi janë hedhur nga dritarja e katit të dytë. E gjallë u nxor edhe gjyshja e paralizuar.