Ekzekutimi i avokatit Gurra, prokuroria nxjerr dyshimet e rënda: Policët e panë vrasësin, ja si u largua

0
352

avoavTë tjera detaje janë zbuluar nga vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e 22 Marsit në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, raporton ABC News, autori pasi kreu ekzekutimin, u largua në këmbë pikërisht pranë një patrulle policie që ndodhej shumë pranë lokalit. Pranë vendngjarjes, sipas burimeve, ndodheshin edhe 2 oficerë krimesh të policisë së Elbasanit, të cilët u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mos reagimi i dy oficerëve po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.  Dyshohet se vrasja e Ravik Gurrës, të jetë bërë për shkak të profesionit të 50-vjeçarit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera nga Policia e Shtetit.

I ndjeri ishte i njohur si avokati që mbronte personat me rekorde të theksuara kriminale, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Tiranë e Durrës. Hetimet po kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pavarësisht këqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë, nuk është rënë ende në gjurmët e autorit. Pas krimit në periferi të qytetit u gjend një makinë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here