Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit vijnë për publikun nesër në mbrëmje në një koncert me krijimtarinë e kompozitorit Giuseppe Verdi. Koncerti zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar dhe do të interpretojnë solistë të njohur të skenës operistike shqiptare. Ky koncert vjen në vijim të ciklit të koncerteve recitale solistike që zhvillon TOB dhe këtë herë është vepra “Il Trovatore” e Verdit, ku arie të saj do të sillen në skenë nga artistët e njohur. Protagonistët e kësaj natë të veçantë janë artistët Ylber Gjini, Shpresa Beka, Ivana Hoxha, Bledar Domi si dhe në piano Etrita Ibrahimi e Thanas Paskali që do të interpretojnë momente të përzgjedhura nga opera “IL Trovatore” e Giuseppe Verdit. Baritoni i njohur Ylber Gjini tregon se koncerti vjen në vijim të aktivitetit të artistëve dhe është dhe si një lloj parapërgatitje për veprën e plotë, që do të jetë më vonë në skenë po nga artistët e TOB. “Koncerti do të jetë me arie të veprës së Verdit. Ky koncert është dhe si një lloj parapërgatitje për veprën që do të jetë diku nga muaji maj në skenë, pra ne shikojmë dhe veten tonë me këtë koncert”, pohon baritoni Gjini. Në faqen e TOB programi i koncertit përmban: Aspettando “Il Trovatore” All’erta! All’erta! Di due figli vivea padre beato – aria Ferrando, Bledar Domi- bass, Etrita Ibrahimi- piano; aria Leonora- Come d’aurato sogno, Shpresa Beka- soprano; Thanas Paskali -piano; aria Azucena – Stride la vampa!, Ivana Hoxha -mezzosoprano dhe Etrita Ibrahimi -piano; Scena ed Aria Conte di Luna- Tutto e deserto…Il balen del suo sorriso, Ylber Gjini-bariton; Scena, aria e Miserere Leonora- Vanne…lasciami; D’amor sull’ali rosee; Tu vedrai che amore in terra, Shpresa Beka- soprano si dhe të tjera arie që do të interpretohen nga artistët në këtë koncert, që do të jetë rreth një orë në sallën e Muzeut Historik Kombëtar.
Vepra “Il Trovatore”
Opera “Il Trovatore” u shkrua nga Verdi bazuar në libretin e Salvatore Cammarano-s. Për herë të parë ajo u ngjit në skenë më 19 janar të vitit 1853 në Teatrin Apollo të Romës. Prej kësaj shfaqjeje kjo opera ka njohur vetëm sukses me vëniet dhe rivëniet e saj në skenat e ndryshme të muzikës lirike nëpër botë. Për sa i përket subjektit, ngjarjet zhvillohen në fillim të shek. XV mes Vizcajës dhe Aragonës në Spanjë. Opera ka në qendër të saj katër protagonistë, Manrico – tenor, Leonora – soprano, Azucena – mezzo dhe Conde de la Luna – bariton. Së bashku me “Rigoletto” e “La traviata” bën pjesë në triologjinë operistike verdhane, ndërsa pjesa e kompozitorit Mascagni “Cavalleria Rusticana”, melodramë në një akt lindja e operës “Cavalleria Rusticana” është konsideruar në histori si pikë referimi, madje si çast vendimtar që çel evolucionin e melodramës italiane. Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit te XIX. Ai mbetet si njeri nder kompozitoret me te njohur te botes ne historinë e operës. Verdi u lind me 10 tetor 1813 ne fshatin La Ronkole te Italisë Veriore, ne një familje te varfër. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqen qysh herët por shkollimi që i vështire ngase kishte origjine nga fshati dhe mungesë te mjeteve materiale. Ne historinë e gjate te operës Verdi zë vend te nderit sepse arriti te bashkoj traditat me te bukura te operës Italiane, te mbetet thellësisht kombëtar, tu shmanget elementeve negative te operës Italiane, te absorboj elementet pozitive që ishin shfaqur ne artin e operës ne shekullin e XIX, madje edhe disa elemente te reformës se Vagnerit dhe te realizimit te letërsisë se kohës.
Nga Julia Vrapi