“Do mbani përgjegjësi”, mesazhi i kryebashkiakut të Kavajës që po qarkullon me shpejtësi në rrjet

0
409

Një mesazh i kryebashkiakut të Kavajës Isa Sakja po bën xhiron në rrjetet sociale ditën e sotme.

Nga teksti i mesazhit kuptohet se Sakja ka kërkuar prezencën e punonjësve të bashkisë në takimin e sotëm që pati kreu i PD, Lulzim Basha në fshatin Luz i Vogël, të Kavajës.

Ndërkaq, Sakja shkruan se drejtorët do të mbajnë përgjegjësi mbi pjesëmarrjen e personelit.

“Drejtorët do të mbajnë përgjegjësi direkte mbi pjesëmarrjen e personalit të tyre, në takimin e orës 11:00 në Luz. Nuk dua as edhe një mungesë”, shkruan Sakaj, ndërsa nuk është dihet vërtetësia e këtij mesazhi apo bëhet fjalë për montazh. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here