‘Champions League’ vjen me ndryshime radikale, anglezët i dalin kundër

0
416

Shoqata e Klubeve Europiane ka gati një platformë ku propozohen ndryshime radikale në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Champions League.

Sipas “The Times”,  kjo shoqatë ka paraqitur në UEFA kërkesën që të ndryshohet formati i kësaj gare, që do të thotë të mos ketë më 8  grupe me nga 4 skuadra, por të jenë 4 grupe me nga 8 skuadra. Në këtë formë, një skuadër duhet të luajë 14 ndeshje me sistem vajtje- ardhje, në vend të 6 ndeshjeve.  

Gjithashtu, propozohet që 24 ekipe të jenë gjithmonë të kualifikuara, e ndërsa 8 vendet e tjera të mbetura të plotësohen nga ekipet e tjera “të vogla”.

Ky ndryshim i propozuar është kundërshtuar shumë nga mediat angleze, sipas së cilave kërcënon perspektivën e “Premier League”. Sipas tyre, 4 skuadrat angleze që do të marrin pjesë në këtë kompeticion do të jenë të përcaktuara dhe kjo do të bëjë që të humbasë interesi tek tifozët për të parë skuadrat e tyre deri në javën e fundit të kampionatit.

Ato i kanë interpretuar këto ndryshime, si një favorizim të skuadrave të mëdha si Juventus dhe Paris Saint Germain, ku shpallen fitues të Seria A dhe League 1 përkatësisht, shumë javë para se të mbyllet kampionati.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here