Google search engine
Home Politike Parlament Reforma zgjedhore/ Kuvendi miraton shtyrjen e afatit, ja si votoi opozita e...

Reforma zgjedhore/ Kuvendi miraton shtyrjen e afatit, ja si votoi opozita e re

0
451

Kuvendi  ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës shtyrjen e afatit të Komisionit të reformës zgjedhore. Deputetët e rinj të opozitës votuan kundër  shtyrjes së saj. Shtyrja e afatit të reformës  u miratua me 75 vota pro. Nga 89 vota në total, shtyrja e reformës zgjedhore u kundërshtua nga 14 deputetët e rinj të opozitës, të cilët morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  pas vendimit të dy partive PD dhe LSI për djegien e mandateve. Kujtojmë se një pjesë e deputetëve vepruan kundër vendimeve kolegjiale të dy subjekteve partiake, duke mos hequr dorë nga mandati, pavarësisht thirrjes së vazhdueshme nga partitë që ata përfaqësonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here