I dolën kundër Kryemadhit !, deputeti i PD-së zbulon prapaskenat e kandidatëve të LSI-së

0
462

Kreu i PD-së, Lushnjë, Myslim Murrizi deklaroi se deputetët e LSI-së që kanë zënë vendet e deputetëve që kanë djegur mandatet nuk kanë ardhur rastësisht, por janë porositur.

Murrizi tregoi rastin e deputetës së Shkodrës.

“Ata (të LSI-së) i kanë plotësuar të gjitha listat. Nuk gjykoj që nuk kanë ardhur rastësisht. Absolutisht kanë ardhur me porosi. Ju tregoj rastin në Shkodër. Duke qenë se jam tek Kosmisioni i Mandateve erdha për të parë raportin e KQZ-së. Për deputeten e Kuvendit, që nuk e ka bërë betimin akoma sepse një ditë më parë u bë me vajzë. Kurrë nuk e besoj që ajo të ketë marrë mandat jashtë miratimit të atij që e ka lënë mandatin. Është familjare e ngushtë e tij e zotit Çela dhe është në listë se ka dashur ai ta fusi. Mbesa apo nusja e nipit nuk mund të marrë”, tha ai në Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here