Google search engine
Home Aktualitet 23 milionë euro në valixhe diplomatike drejt Shqipërisë? Franca zbardh të vërtetën

23 milionë euro në valixhe diplomatike drejt Shqipërisë? Franca zbardh të vërtetën

0
393

Disa media nga Mali i Afrikës kanë përhapur lajmin e sekuestrimit të dy valixheve diplomatike me 23 milionë euro në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit.   Media shqiptare mesa duket ka rënë sërish në grackën e një lajmi të rremë . Këto valixhe pretendohej se ishin kapur në Paris dhe kishin destinacion Shqipërinë mirëpo mesa duket e gjitha ka qenë një lajm i fabrikuar, kushedi se për interes të kujt. Lajmi i botuar në Mali, zuri shpejt hapësirë në të gjitha mediat vendase. Pas kësaj, zyrtarisht Ambasada Shqiptare në Francë ka kërkuar informacion nga policia franceze për të ditur më shumë rreth këtij lajmi që, nëse do të ishte i vërtetë, do përbënte një skandal përtej kufijve të Shqipërisë. Dhe sipas përgjigjes zyrtare që ka marrë Ambasada Shqiptare në Francë rezulton se e gjitha është “Fake news”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here