Zbulohet e shkuara e errët e Sinan Hoxhës, këngëtari ka qenë në burg për arsyen e pabesueshme

0
466

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sinan Hoxha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Piter Pan”, ku ka treguar për herë të parë se vite më parë ka përfunduar në burg pasi ka tentuar të arratiset nga vendi.

“Deri në klasën e 8-të, unë kam qenë një nxënës i shkëlqyer. Në vitet 1985 kur isha nxënës në klasën e tetë, vendosa të largohem jashtë Shqipërisë, por ky veprim në atë kohë konsiderohej arratisje dhe dënoheshe me 4 vjet shkollë vagabondësh ose me burg. Bëra vetëm 3-4 ditë burg, por ma hoqën shallin Pionieri i Enverit”, tregoi Sinani.

Pas 2-3 vjetësh erdhi demokracia dhe Sinani emigroi në Greqi ku mbaroi shkollën e mesme me nota të shkëlqyera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here