Situata e trazuar politike/ Arqipeshkvi Massafra lëshon thirrjen e fortë për Ramën e Bashën dhe zbulon përgjegjësit e krizës: Lutem që Zoti t’u ndriçojë mendjen

0
344

Angelo Massafra, arqipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult ka dhënë reagimin e tij për ngjarjet e fundit që kanë tronditur Shkodrën. Lidhur me këtë ai shprehet se “Nuk e beson se Shkodra është e pushtuar nga krimi”.

Massafra ka folur edhe për situatën politike në vend. Lidhur për këtë ai tha se Rama dhe Basha sipas tij duhet të ulen për të biseduar.

“Patjetër. Nuk mund të mos ndikojë. Unë do tu thosha uluni dhe bisedoni. Shikoni çfarë mund të bëhet. Shikoni të mirat që janë bërë në vitet e fundit. Të mos hedhim në erë këto të mira. Të shikojmë të luftojmë kundër shejtanit. Shejtani është ai që qesh kur gjerat shkojnë keq. Ti japim një grusht shejtanit. Ata duhet të shikojnë për interesin e njerëzve dhe kombit. Madje edhe për krahinën Ballkanike sepse Shqipëria ka rol të veçantë në Ballkan. Prandaj u bëj thirrje të ulen të bisedojnë me ndërmjetës ose shqiptarë ose të huaj për të arritur konsensus. Unë nuk kam receta mjekësore por dua të them të ulen dhe të bisedojnë. Nesër të dalin në një vendim që të zgjidhin problemet. Rama dhe Basha kanë përgjegjësinë kryesore”, -deklaroi imzot Massafra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here