Pas kërcimit sensual në klip, do habiteni si Klaudia Pepa e thërret Getoarin

0
361

Reperi i njohur, Getoar Selimi, ka publikuar një ditë më parë këngën më të re me titull “Amante. Kënga duket se është pritur mjaft mirë, pasi ka mijëra klikime në kanalin e “Youtube”.

Por një detaj që e bëri më të veçantë videoklipin e kësaj kënge, është pjesëmarrja e balerinës së njohur, Klaudia Pepa. Kjo e fundit i ka mahnitur të gjithë me lëvizjet e saj sensuale.


Pepa shfaqej e veshur me një xhaketë të zezë, ndërsa poshtë saj, kishte vetëm të brendshme në po të njëjtën ngjyrë. Thuajse në të gjithë klipin Klaudia ishte protagonistja e vetme, ndërsa në minutën e fundit ajo shfaqej para reperit dhe zhvishej para syve të tij, për të kërcyer më pas pranë Getoarit.

Këngën e kanë publikuar të dy në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku kanë marrë shumë komplimente.

Getoari publikoi madje edhe një foto të bërë gjatë xhirimeve të klipit të këngës, ku nuk ka munguar komenti i balerinës.  “Daja Geti super bre”, i ka shkruar Klaudia Getoarit duke zbuluar kështu se si e thërret reperin në përditshmërinë e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here