Gent Cakaj me ‘dorë të fortë’, ‘shkund’ ambasadat e rëndësishme (Lista e re, kush janë lëvizjet e fundit)

0
341

Lëvizje të reja, transferime dhe largime nga trupi ynë diplomatik në Evropë.

Burime nga kjo ministri bëhet me dije pwr FaxNews se është transferuar nga ambasada jonë në Greqi diplomatja Naureda Minga.

Nga reforma në diplomaci pjesë e listës së largimeve është konsullja në Milano Sadije Xheko, e cila ka dalë në pension. Me të njëjtin motivacion është larguar nga shërbimi dhe Xhelal Fejza.

Në listën e të transferuarve është dhe Ahmet Lala, ndërsa do të kthehet për të shërbyer në MEPJ edhe diplomatja Inida Met’hoxha.

Në ambasadën shqiptare në Francë është larguar për t’u transferuar diku tjetër Avenilda Doko.

Në listën e diplomatëve të transferuar janë Viktor dhe Marsela Pango të cilët shërbenin në Ambasadën e Shqipërisë në Kopenhagen.

Lëvizjet e fundit:

Naureda Minga, diplomate Athinë

Sadije Xheko Milano

Xhelal Fejza

Ahmet Lala

Inida Met’hoxha

Avenilda Doko Francë

Viktor dhe Marsela Pangom Kopenhagen

Vetëm pak ditë më parë ministri i Jashtëm, Gent Cakaj paralajmëroi lëvizje drastike në trupin diplomatik shqiptar duke u shprehur me tone të ashpra për punësimet e “krushqinjve”. Pas transferimeve dhe largimeve të disa emrave të njohur të këtij shërbimi ministri Cakaj dje në një konferencë për shtyp deklaroi heqjen e targave CD për të gjithë konsujt e nderit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here