Google search engine
Home Aktualitet Zbardhet mbledhja e grupit të PS/ U konsiderua si ‘molla e sherrit’,...

Zbardhet mbledhja e grupit të PS/ U konsiderua si ‘molla e sherrit’, socialistët zëvendësojnë Blerina Gjylametin (I japin goditjen e fortë edhe PD e LSI)

0
377

Pas mbledhjes së Grupit të PS është vendosur që ditën e mërkurën në orën 10:00 Kuvendi do të zhvillojë seancë plenare.

PS do të kërkojë shtyrjen me 3 muaj të afatit  të komisionit të Reformës Zgjedhore.

Mësohet se do të largohet Blerina Gjylameti, dhe në krye të  komisionit do të propozohet Damian Gjiknuri.

Ndërkohë, PS do thërrasë deputetët e rinj të opozitës të zënë vendet në komision.

Kjo lëvizje e Blerina Gjylametit vjen menjëherë pas lajmeve, ku u përfol se deputetja kishte debatuar me kryeministrin Rama pas përfundimit të Kongresit të PS. Sipas mediave ‘molla e sherrit’ ishte fakti që anëtar të ekipit të saj nuk u përfshinë në listën e 100 kandidatëve për anëtar në Bashkinë e Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here