“Po më dridheshin gjunjët”, Çiljeta Xhilaga tregon historinë shokuese që nuk ngeli njeri pa e komentuar

0
723

Këngëtarja shumë e komentuar, Çiljeta Xhilaga e ftuar dje në “E diell” ka treguar një histori shokuese lidhur me eksperiencën e saj me jashtëtokësorët.

“Mbaj mend atëherë sa kishte dalë lajmi që dyshohet se në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh. Pas një jave, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe shoh një dritë të kuqe. U habita se nuk kisha parë avion nga pjesa e Fierit.

Ajo drita nuk pulsonte dhe unë po mendoja me vete që aty s’kishte mal që drita mund të vinte nga antena. Nuk gënjej të betohem. Ishte shumë errësirë për të parë objektin, por vetëm dritën shikoja që vetëm rrotullohej, por e kisha shumë afër.

E ka parë edhe mamaja ime kështu që keni dëshmitare edhe atë. Kisha aq shumë emocione sa nuk e shtypja dot freksionin e makinës, më dridheshin këmbët”, tregoi Çiljeta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here