E papritur/ Ish-kryeministri garon për postin e rëndësishëm në Parlamentin Europian

0
412

Për gati pesë vjet, ish-kryeministrit të njohur i ishte ndaluar që të garonte për ndonjë post publik, pasi ishte dënuar për mashtrim me taksa. Por, vitin e kaluar, një gjykatë vendosi që t’ia heqë këtë ndalesë ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconi.

Mirëpo tashmë ai do të garojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian, që mbahen në muajin maj, pasi, siç u shpreh ai, dëshiron që të luftojë për një BE më të bashkuar.

Berlusconi, 82-vjeçar, e bëri publik lajmin për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e Parlamentit Europian, gjatë konventës së partisë së tij të qendrës së djathtë Forza Italia, e cila ka humbur mbështetjen vitet e fundit, për shkak se votuesit kanë zgjedhur parti të tjera të djathta, që kanë diskurs anti-migrantëve dhe janë euroskeptikë, siç është Partia Liga. Kjo parti udhëheqë me Italinë dhe është në koalicion me lëvizjen Pesë Yjet, shkruan Rel.

Partitë e koalicionit qeverisës në Itali dëshirojnë që të ndalin procesin e integrimit evropian dhe që fuqia të rikthehet te qeveritë e shteteve të BE-së.

Por, Berlusconi tha se dëshiron pikërisht të kundërtën. Ai tha se dëshiron që Europa të “rikthehet në projektet e themeluesve të saj, të cilët dëshironin një Evropë më të bashkuar, një Evropë me një politikë të jashtme të përbashkët dhe me një politikë të përbashkët të mbrojtjes”.

Berlusconi tha se nëse Evropa bashkohet ushtarakisht, atëherë do të ishte “fuqi” e madhe botërore.

Berlusconi, që ka shërbyer për tri mandante si kryeministër i Italisë, fillimisht e ka përmendur mundësinë e garimit në zgjedhjet evropiane në muajin janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here