“Mos lexoni përmendësh si papagall”, shpërthen i revoltuar gazetari i njohur dhe nuk lë gjë pa i thënë në sy Bashës: I lini hipokrizitë

0
361

Gjatë një takimi me kreun e PD-së Lulzim Basha, gazetari Jakup Gjoça i revoltuar i ka përplasur në sy faktin se ai personalisht nuk pasqyron asnjë deklaratë të politikanëve.

Gjoça i kërkoi Bashës të lërë hipokrizitë dhe të mos ndikojnë në lirinë e medias.

‘Unë si gazetar jam munduar të mos pasqyroj deklaratat publike që fliten se lexuesi i lexon 100 herë të përsëritura nëpër emisione. E dini zoti kryetar çfarë më kanë thënë deputetët. E para nuk më janë përgjigjur fare, e dyta më thonë nuk mund të flas se duhet të marr leje. E dini pse ndodh kjo? Sepse ju jeni oligark politik. Me sistemin elektoral që keni asnjë deputet nuk ka dëshirë të afirmohet mediatikisht. Çdo deputet duhet të afirmohet publikisht dhe jo të lexojë si papagall një deklaratë përmendësh. Nëse do të kishim një sistem elektoral në të cilën votuesi do të votonte njeriun dhe jo listën atëherë të jeni të sigurt se ju nuk do të ishit më oligark politik sepse do të ishte oligark politik votuesi. Nëse një politikan do të kishte karrierë do të votohej, ai do të afirmohej në shumë gjëra atëherë dhe mua do të më ndihmonte si gazetar profesionist që të bëja punë, por dhe ai të afirmohej. Këto janë problemet që duhet t’ju shqetësojnë. Të tjerat janë pak. Unë jam gazetar profesionist dhe nuk kam parë asnjëherë që të ndihem i sigurt se kam mbështetje. Prandaj nëse doni i lini hipokrizitë, duhet të kishin folur gazetarët, kolegët e mi reporterët. Unë nuk shikoj më lajme informative sepse janë kaseta. Është e papranueshme që në një media të përsëritë dy orë, tre orë fjalën e kryeministrit live. Është e papranueshme’, tha gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here