Këngëtarja e njohur shqiptare zyrtarisht pjesë e politikës, ja cilën parti do përfaqësojë

0
446

Eliza Hoxhën nuk do ta shikojmë vetëm si këngëtare por edhe politikane, tani është  zyrtarisht pjesë e politikës. Këngëtarja nga Kosova, e cila ushtron edhe profesionin si arkitekte është bërë anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e bëri me dije vetë kryetari i kësaj force politike, Kadri Veseli.

‘Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet’, ka shkruar Veseli.

PDK aktualisht është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor dhe siç duket nga postimi i Veselit, Eliza Hoxha do të jetë e angazhuar në Degën e PDK-së në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here