Iu hodh sipër motorit, kush është heroi i rrugores që kapi grabitësin në Tiranë (Foto)

0
377

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e dhunshme ditën e sotme në mes të Tiranës.  Dy grabitës qëlluan me levë në kokë një kambist të valutës monetare dhe tentuan ti merrnin një shumë prej 60 000 eurove, por në momentin e largimit njëri prej tyre është arrestuar.  Mësohet se grabitësi po tentonte të largohej me një motor, por një polic rrugor ka parë të gjithë skenën dhe i është hedhur sipër edhe pse ishte në lëvizje.  Më pas në ndihmë të tij kanë ardhur kolegët të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e grabitësit.  Ndërkohë kambisti i plagosur është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here