Kryetari i LDE–Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, Arian Galdini në një postim në rrjetin social, ka reaguar në mënyrë ironike ndaj vizionit që ka Erion Veliaj për Tiranën.
Më poshtë lexoni komentin e plotë të Arian Galdinit
Me pak fjalë, vizioni i Lal Çerrit për Tiranën është ky:
Kryeqyteti si një dhomë gjumi moderne e luksoze, ku dollapët, dyshekët dhe jastikët janë të mbushura me para Krimi, por jeta e qytetarëve bëhet vetëm në tualetin brenda dhomës ku prapanicën e mbajnë mbi Kulla…