Google search engine
Home Aktualitet “8 Femra”, këtë fundjavë për publikun te “arTurbina”

“8 Femra”, këtë fundjavë për publikun te “arTurbina”

0
528

Komedia “8 Femra” shkruar nga autori Robert Thomas dhe me regji nga Driada Dervishi këtë fundjavë është në skenë për publikun te “arTurbina”. Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Merita Çoçoli, Klodiana Keco, Paola Kodra, Blerta Belliu dhe Ilda Pepi do të jetësojë personazhet e veprës në skenë. Fabula e shfaqjes në veprën e autorit Robert Thomas vërtitet rreth një familje me tetë gra të mbledhura bashkë për festat e fundvitit. Të izoluara nga dëbora zbulojnë se mashkulli i vetëm i shtëpisë është vrarë me një thikë mbas shpine .Të zëna në kurth asnjëra prej tyre nuk del dot nga shtëpia, e të gjitha kthehen në të dyshuara. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shkruan se kjo është një fundjavë me art dhe kulturë dhe në skenë janë aktore të mrekullueshme.

“E kush më mirë se “8 Femra” mund të jenë motivueset më të mira drejt së bukurës. 8 karaktere të ndryshme, që bashkohen në skenë me aktoret e mrekullueshme të skenës shqiptare” shkruan Margariti. Regjisorja Driada Dervishi në reagimet e saj është shprehur se si asnjëherë më parë “8 Femra” vijnë si një komedi e mbushur me mister. “ “8 Femra” vjen si komedia misterioze me nota muzikali. Kjo shfaqje është një dedikim ndaj figurës femërore në skenë dhe si një homazh për të gjitha rolet e femrave që në fillime janë luajtur nga meshkujt. Një komedi, ku gërshetohet trilleri dhe muzikali, sepse të gjitha aktorët kanë dhe këngë. Një shfaqje me muzikë live”, pohon regjisorja. Në komedinë “8 Femra”, aktorja Yllka Mujo luan rolin e Gabit, të zonjës elegante së shtëpisë që i do shumë paratë, pak të bijat dhe aspak të shoqin. E vlerësuar për këtë rol aktorja Yllka Mujon vjen në bashkëpunimin e saj të katërt me regjisoren Driada Dervishi. Një lakmitare që i pëlqen të jetë gjithmonë në  qendër të vëmendjes. Kjo është Agustina që interpretohet nga aktorja e teatrit Olta Daku. Pas bashkëpunimit me regjisoren Driada Dervishi në dy kryerole mjaft të realizuar si Sonja, tek “Vanja, Sonja e Masha”, e Shirli tek “Shirli Valentina”, Olta Daku nuk mund të mungonte tek kjo komedi. Kostumografia e veprës është nga Berina Kokona e skena nga Fjoralba Prifti, konsulencë muzikore Adrian Jorgji, Yllka Mujo e Metila Dervishi. Kjo komedi e zezë e shkruar nga Robert Thomas në vitin 1958 fillimisht u vu në skenë në vitin 1961 në Paris, në teatrin Eduardi i 7 -të. Pati një sukses të madh dhe mori çmimin “Quai des Orfevres”, që jepet çdo vit në Francë, që prej vitit 1946.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here