CIA ka treguar të tjera detaje nga historiku i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Në një dokument të deklasifikuar, në vazhdën e artikullit të djeshëm, jepen detaje mbi eliminimin e një sërë figurave të rëndësishme, mes të cilëve dhe Liri Gega. Sipas CIA, eliminimi i saj solli përplasje mes Hoxhës dhe Hrushov.
Largimi i Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut
Në një takim të Komitetit Qendror Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu u përjashtuan nga partia duke u etiketuar nga Hoxha si “pasues të elementëve revizionistë jugosllavë në parti” pas disa raportimeve se të dy kishin kërkuar bashkëpunim më të ngushtë me Jugosllavinë dhe rehabilitim të Koçi Xoxes. Spastrim i të dyve ishte një reflektim i frikës së udhëheqjes se takimi Tito-Hrushov do të ringjallte fraksionet pro-titiste në parti dhe nuk dihet me siguri nëse Jakova e Spahiu ishin vërtet pro-jugosllavë, por me shumë gjasa ishin thjesht mbështetës të linjës sovjetike në vitin 1955. Ata të dy kishin luajtur rol të rëndësishëm në prishjen me Jugosllavinë në 1948, pasi në sesionin e rëndësishëm të shtatorit 1948, ishte Jakova që i sapo kthyer nga Moska, zuri postin e Xoxes si sekretar organizativ dhe udhëhoqi sulmet kundër tij. Ashtu si Jakova edhe Spahiu ka qenë nga prokurorët publikë në gjyqin e Xoxes, prandaj asnjë prej tyre nuk mund të konsiderohet pro-jugosllav apo favorizues i lidhjeve me Jugosllavinë. Të dy ata kanë humbur tashmë statusin e tyre në udhëheqjen Hoxha-Shehu pas heqjes nga Byroja Politike në 1951 për “pikëpamje oportuniste”. Ata mbetën në Komitetin Qendror dhe e panë hezitimin e qeverisë për të ndjekur linjën sovjetike të afrimit me Jugosllavinë dhe mund ta kenë konsideruar si një mundësi për të përmirësuar statusin e tyre në parti, pasi ishte e ditur që edhe partia shqiptare duhet të përshtaste kursin e saj me linjën sovjetike. Ata mund të kenë folur në Komitetin Qendror kundër përçmimit të udhëheqjes shqiptare ndaj afrimit me Jugosllavinë duke e kthyer veten në shënjestra të elementëve që kërkonin të shtypnin që në lindje çdo tentativë të ndryshimit të linjës së partisë.
Spastrimet
Spastrimet e udhëheqjes në qershor1955 erdhën pas një deitoriali me dy pjesë në Zërin e Popullit, më 17 e 21 korrik, ku sinjalizohej qartë se Hoxha me shokë nuk kishin ndërmend të modifikonin politikat e brendshme apo të pranonin gabime të shkuara në lidhje me Jugosllavinë, siç kishin nisur të bënin sovjetikët. Artikulli trajtonte përpjekjen e partisë kundër manifestimeve të ideologjisë borgjeze dhe për herë të parë në dy vjet iu rikthye referimeve ndaj “titistit Xoxe” dhe dëmit që ai i kishte shkaktuar partisë. Në artikull thuhej: Edhe tani, zbulimi i elementëve anti-parti mes radhëve të partisë nuk është surprizues, pasi mbetjet e borgjezëve ende ekzistojnë dhe presioni iklasës armike ndaj anëtarëve të partisë ka vazhduar. Në këto kushte përpjekja e partisë duhet të drejtohet ndaj çdo forme liberalizmi, oportunizmi apo nacionalizmi borgjez në radhët e partisë ”. Një tjetër shenjë e ftohtësisë së Shqipërisë ndaj iniciativës sovjetike drejt Jugosllavisë në 1955 ishte në fushën e këmbimeve kulturore. Në një kohë kur këmbimet mes Jugosllavisë dhe vendeve të bllokut ne fushat parlamentare, ekonomike, kulturore e sportive po lulëzonin, me Shqipërinë ata ishin thuajse inekzistente. Jugosllavia e vërejti këtë mendësi vetëm nga mesi i gushtit. Duke komentuar për vrasjen e një bariu jugosllav në një incident kufitar, shtypi jugosllav në 20 gusht sulmoi liderët shqiptarë për kundërshtimin e tyre ndaj përmirësimit të lidhjeve dhe përmendi se marrëdhëniet e Jugosllavisë me Shqipërinë ishin më të këqijat me çdo vend tjetër satelit. Edhe pse pala shqiptare pranoi përgjegjësinë për vrasjen, Tirana nuk kërkonte falje në deklaratën e saj dhe ofruan të paguajnë gjysmën e kompensimit të kërkuar nga jugosllavet. Kritika e ashpër jugosllave koinçidonte me vizitën e parë në Moskë të udhëheqjes shqiptare që prej asaj të Hrushovit në Beograd. Hoxha u nis për në Moskë më 18 gusht dhe nuk u kthye deri në 3 shtator. Gjatë kësaj kohe liderët sovjetikë biseduan me shqiptarët duke u munduar të qetësojnë frikat e tyre dhe polemikat anti-jugosllave. Ata patën njëfarë suksesi teksa marrëdhëniet për pjesën e mbetur të vitit u përmirësuan disi. Në raportin e politikës së jashtme, ministri i Jashtëm jugosllav Popovic deklaronte: “Kohët e fundit qeveria shqiptare ka treguar gatishmëri për zgjidhjen e disa çështjeve të mbetura nga marrëdhëniet e mëparshme, dhe nëse kjo arrihet mund të krijohet një bazë e mirë për marrëdhënie të mira fqinjësore mes dy vendeve”.
U duk për momentin se udhëheqja shqiptare po lëvizte drejt modifikimit të politikave të brendshme në linjë me politikat sovjetike, por brenda muajit ata përsëri nisën t’i rezistonin ndryshimeve në praktikat staliniste në marrëdhëniet me Jugosllavinë. Ashtu si në vende të tjera të Evropës Lindore edhe në Shqipëri në pranverën e 1956 lindën thirrjet për më shumë nacionalizëm, demokraci të brendshme të partisë deh reforma për korrektimin e gabimeve deh padrejtësive të së shkuarës. Por sapo lindnin shenjat e para të rrezikut Hoxha e Shehu i shtypnin me forcë elementët disidentë dhe refuzonin t’i përuleshin presionit sovjetik.
Konferenca e Tiranës, prill 1956
Ishin ndoshta zhvillimet në konferencën e Partisë së Bashkisë së Tiranës që ndezën frikat e disidencës te partia, aq sa për t’u rikthyer në praktikat e mëparshme. Në mëngjesin e dytë të konferencës shtatë anëtarë të komitetit bashkiak u ngritën dhe folën njëri pas tjetrit për të dënuar politikat dhe praktikat e partisë, duke thënë se po braktisnin idealet e komunizmit në favor të kultit të individit. Ata kërkuan rehabilitimin e Koçi Xoxes dhe kritikuan politikën e afrimit me BRSS, por jo me tone të nxehura dhe duke dashur të arsyetonin për kthimin e linjës së vjetër të politikës. Fjalimet e tyre morën duartrokitje, por i vetmi anëtar i byrosë prezent, ministri i mbrojtjes Beqir Balluku, mbylli papritur sesionin pa reaguar ndaj fjalimeve. Gjatë kohës për rinisjen e sesionit në ora 3 pasdite, qyteti i ishte mbushur me lajmet për sesionin e paradites dhe rruga jashtë konferencës ishte mbushur me njerëz. Për sesionin e pasdites erdhën anëtarë të Komitetit Qendror, të cilët kritikuan folësit e paradites duke i etiketuar “grup anti-parti”. Dëshmitarët thonë se shumë zyrtarë dhe anëtarë prezentë të partisë (rreth 250 vetë) kishin pritur që Hoxha të mbështeste pikëpamjet e folësve, por ai qëndroi i ulur në heshtje të gurtë. Folësit e paradites nuk pranuan të tërhiqnin deklaratat e tyre dhe u arrestuan po atë mbrëmje.
Çështja Gega
Pas ngjarjes së konferencës policia shqiptare lëvizi me shpejtësi për të kapur të gjithë ata që mund të konsideroheshin devijacionistë, dhe ndoshta në këtë kohë u arrestuan Liri Gega, e cila kishte qenë drejtuese e lartë e Partisë dhe partizane e kohës së luftës, bashkë me të shoqin gjeneral Dali Ndreu dhe shtetasin jugosllav Petro Bulatova. Liri gega ishte përjashtuar herët nga partia pas një debati me Koçi Xoxe dhe në 1956 raportohej se ishte mësuese një shkollë fillore në Fier. Burri i saj Ndreu ishte gjithashtu ish-udhëheqës partizan por ishte shkarkuar nga ushtria në 1948. Në 22 nëntor 1956 Gega, Ndreu dhe Bulatova u ekzekutuan për “spiunazh për një vend të huaj”. Arrestimi dhe ekzekutimi i këtyre tre personave nuk është i qartë por Moska e bëri të qartë se ekzekutimi i Gegës luajti një rol të rëndësishëm në thyerjen e lidhjeve në vitin 1960. Në kohën e ekzekutimit raportohej se gega dhe burri i saj ishin kontaktuar nga agjentë jugosllavë që përpiqeshin të organizonin njëfarë revolte kundër Hoxhës e Shehut. Akuzat e ngrtura ndaj tyre prej qeverisë shqiptare së bashku me përfshirjen e një shtetasi jugosllav mund t’i japin kuptim çështjes, por gjithsesi ka shumë dyshime që Gega mbante ende lidhje apo simpati jugosllave në 1956, që prej kohës së shkarkimit të saj nga partia. Ekzekutimi i saj së bashku me dy ‘bashkëpunëtorët’ ishte diçka e paprecedentë në historinë e partisë që prej vitit 1948. Kur Xoxe dhe bashkëpunëtorët e tij u gjykuan në 1949, vetëm Xoxe u pushkatua ndërsa pjesa tjetër më vonë u liruan nga burgu, ndërsa ekzekutimi i Gegës ishte i pazakontë. Polemikat mes Hrushovit dhe Hoxhës për ekzekutimin dolën dhe në konferencën e vitit 1960 në Moskë, ku Hoxha pretendonte se Kongresi i tretë i partisë dha informacionin e likuidimit të tre agjentëve jugosllavë, mes të cilëve dhe një grua shtatzënë. Hushovi pretendonte se kishte ndërhyrë te autoritetet shqiptare për llogari të Liri Gegës, duke përmendur si “arsyet humanitare dhe evitimin e vrasjes së një guaje e cila për më tepër ishte shtatzënë”. Nuk ka arsye të besohet se Gega kishte lidhje me agjentë sovjetikë apo se BRSS po promovonte një klikë të saj si alternativë ndaj udhëheqjes Hoxha-Shehu. Provat sugjerojnë se përpjekjet sovjetike në 1956 ishin të fokusuara te marrja e mbështetjes së liderëve socialiste për politikat liberale dhe jo përmbysjen e ndonjë prej tyre. Gega dhe burri i saj ishin në arrest shtëpie dhe ndoshta të dënuar me vdekje që prej majit 1956, por ekzekutimi i tyre u shty prej presionit sovjetik. Por udhëheqja shqiptare, në mundësinë e parë që iu dha pas revolucionit hungarez dhe rinisjes së marrëdhënieve sovjeto-jugosllave, gega dhe të tjerët u ekzekutuan. Vetëm në mars 1957 Prvda raportoi se një grup anti-parti, përfshi Liri Gega deh Dali Ndreu, “të cilët po përgatisnin një kryengritje, u zbuluan jo shumë kohë më parë në Tiranë”.