Moderatori i njohur Bledi Strakosha duket se nuk ka komplekse dhe vazhdimisht shprehet hapur.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi. Gjatë një interviste për “Thumb” ai ka folur për jetën sentimentale.
Bledi ka pranuar se ka tradhtuar dhe ka treguar se tradhtia ia ka shtuar dashurinë.
“Po unë kam tradhtuar dhe këtë e pranoj. Unë tradhtinë e shoh si një vlerë që e shton dashurinë për aq kohë sa është thjesht seksuale. Pra emocionalisht t’i nuk tradhton, ke një zgjedhje po seksualisht ke nevoja të ndryshme. Disa gjëra seksuale janë edhe momentale. Disa janë të bukura fizikisht disa shpirtërisht”, është shprehur ai.
