KQZ ngre alarmin, tregon prapaskenat e përplasjeve politike për zgjedhjet lokale: Po cënojnë krejt procesin!

    0
    388

    Kreu i KQZ, Klement Zguri raportoi sot në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton.

    ‘Partitë politike i sjellin me vonesë propozimet për komisionerë dhe i ndryshojnë, gjë që hedh dyshime mbi administratën zgjedhore, cënon funksionimin e KZAZ-ve, cënon procesin e numërimit të votave duke vonuar nxjerrjen e rezultateve, cënon procesin zgjedhor” u shpreh Zguri, ndërsa kërkoi nga partitë t’i japin fund një sjelljeje të tillë.

    Kreu i KQZ foli gjithashtu edhe për problematika të ndryshme në vendimmarrje për shkak të vakuumeve ligjore.

    “Përplasja politike me shumë gjasë nuk do e lë KQZ pa e përfshirë në vorbullën e vet në organizimin e zgjedhjeve lokale. Për këtë Kuvendi duhet ta mbrojë KQZ-në. Zgjedhjet meritojnë një administratë të fortë dhe profesionale. Që zgjedhjet lokale të jenë me standarde Kuvendi duhet të mbështesë komisionin, sepse mund të kemi nevojë për ndihmën tuaj”, u shpreh ndër të tjera Zguri.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here