Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD-së, ku në fokus kanë qenë qëndrimet e opozitës tashmë që ndodhet jashtë Kuvendit, si dhe organizimi i protestave.
Kreu i PD-së është treguar i ashpër me deputetët, ku iu ka kërkuar atyre që të jenë në ballë të protestës dhe jo në kafe, çka tregon se Basha mund të jetë zhgenjyer nga protestat e fundit.
‘’Nuk duhet të rrini në kafe me njëri-tjetrin, por në ballë të protestës”, është shprehur Basha.
Basha mësohet se iu është drejtuar anëtarëve të kryesisë: Duhet të angazhohemi në zonat e caktuara. Funksionimi i grupeve të gatshme. Duhet të ketë protesta në rrethe, sipas problematikave që kanë qytetarët. Aktivët e çdo dege te mblidhen përgjatë javës. Protesta të përhershme kur ka parlament.
Basha ka kërkuar dhe më shumë angazhim nga i gjithë grupi parlamentar dhe kryesia për protestat që do të mbahen.Po ashtu Basha iu ka kërkuar ish-deputetëve të tij që të intesifikojnë takimet me qytetarët.