Krisja ndërmjet Christian Panucci dhe përfaqësueses shqiptare tashmë është zyrtare, ndërsa pasuesi i tij pritet të jetë Edoardo Reja. Ish trajneri i Napolit ishte prezent në tribunën vip të stadiumit “Loro Boriçi” ku ndoqi live sfidën kundër Turqisë, ndeshja e cila rezultoi fatale për Panuccin, por vetë Reja preferoi të marrë pak më shumë kohë për të pranuar ofertën e Federatës Shqiptare.
Sipas të përditshmes italiane, “Corriere dello Sport”, edhe kryeministri i vendit, Edi Rama u përpoq të binde Edi Rejan të pranonte ofertën e FSHF. Në këtë pikë përcaktues pritet të jetë miqësia që Reja ka me drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Tare, një ikonë e përfaqësueses shqiptar.
Në artikullin e “Corriera dello Sport” ndër të tjera lexohet edhe një arsye që FSHF mori vendimin për të shkarkuar Panucci-n. Sipas tyre përveç rezultateve të dobta, përjashtimi i Strakoshës ka qenë një detaj tjetër i rëndësishëm që i ka kushtuar vendin e punës trajnerit italian.
