A do ta mbështesë mazhoranca Arta Markun për një mandat të plotë si Kryeprokurore? Ulsi Manja jep përgjigjen e prerë

0
440

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi me 19 mars garën për Prokurorin e Përgjithshëm.  Në mesin e kandidaturave që ka shprehur interesin është dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, të cilën mazhoranca duket se është e gatshme ta mbështesë për ti dhënë një mandat të plotë. Zonjën Marku do ta mbështesni për një mandat të plotë? “Pse jo, pse të mos mbështetet. Marku në atë detyrë ku është përkohësisht ka qenë një nga prokurorët e përgjithshëm që mesa mundësi dhe hapësira i ka krijuar ligji ka mbështetur deri në fund zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë por gara është e hapur.KLP do ti sjellë Kuvendit tre kandidatura sipas përcaktimit kushtetues dhe ligjor dhe nëse Kuvendi i Shqipërisë me 3/5 e votave i jep mbështetje njërit nga këta kandidatë le të zgjidhet më i miri,” tha Ulsi Manja në Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here