Humbja me Turqinë/ Duka shkarkon urgjentisht Panuçin, ja kush e zëvendëson

0
372

Pas humbjes së thellë mbrëmjen e djeshme sot është marrë një vendim i rëndësishëm për Christian Panuçin.

Mësohet se Panuçi është larguar nga drejtimi i kombëtares shqiptare.

Lajmi është bërë me dije nga Federata Shqiptare e Futbollit që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëron se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun italian.

Një lajm ky si një rrufe në qiell të hapur, pasi vetëm disa muaj më parë atij iu besua drejtimi i përfaqësueses sonë. Në njoftimin për mediat bëhej me dije:

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panuçi. E falenderojmë trajnerin Panuçi për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”.

Kujtojmë që mbrëmë kombëtarja u mposht 2-0 nga Turqia dhe siç duket presidenti Armand Duka nuk e ka kapërdirë dot humbjen në ndeshjen e parë të eliminatoreve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here