Ish-drejtorin e Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, i cili u arrestua pas protestës së dhunshme të opozitë para kryeministrisë kërkoi ndryshimin e masës së dënimit me burg.
Mërëpo mësohet se Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Florenc Hoxhës dhe të arrestuarve të tjerë për ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-drejtorin e Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, Ilir Hamedani, Resul Daçi, Saimir Rexhepin, Ferit Dankshi dhe Agim Peposhin.
Këta persona u arrestuan pasi akuzohen për akte dhune në protestën e 16 shkurtit.
Ndërkohë gjykata vendosi arrest shtëpie për: Naim Haxhiun, Andon Gjinin, David Linatin, Festim Taku, Veljon Dine, Ndue Tuci dhe Emanuel Nallbanin.
Gjithashtu u vendos ‘detyrim paraqitje’ për: Suzana Dimushi, Hasan Jakupi, Luftar Jakupi, Pëllumb Gjetoshelna dhe Shpresa Lini, Mitat Fieraku.








































