Google search engine
Home Aktualitet I grabitën zyrtarit në Lezhë makinën nën kërcënimin e armëve, autorët bëjnë...

I grabitën zyrtarit në Lezhë makinën nën kërcënimin e armëve, autorët bëjnë menjëherë veprimin e rëndë (EMRI+DETAJE)

0
426

Detaje të reja kanë dalë lidhur me djegien e një makinës tip ‘Benz’ mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Mësohet se makina me targa AA377 është në pronësi të shtetasit Nikolin Kola i cili është punonjës pranë Bordit të Kullimit në Lezhë.

Sakaq, bëhet me dije se Kolës i është marrë makina nën kërcënimin e armës nga dy persona të pa identifikuar.

Mendohet se makina mund të jetë përdorur për grabitje dhe më pas i është vënë flaka në zonën e Kakarriqit në Balldre të Lezhës.

Gjatë marrjes në pyetje shtetasi N.K ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët dhe nuk ka asnjë dyshim mbi motivet e djegies së makinës së tij. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje po vijon ende hetimet, por nuk ka bërë të ditur shkaqet apo autorët e kësaj ngjarjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here