Analisti i njohur Baton Haxhiu akuzoi mbrëmjen e djeshme presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si përgjegjës të kësaj klime politike dhe si pengues të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Mirëpo pas kësaj deklarate të Batonit ka ardhur reagimi i menjëhershëm i zëdhënësit të Ilir Metës, Tedi Blushi, i cili e cilëson Haxhiun si zëdhënës të Jovica Stanishiçit, ish kreut të Shërbimit Inteligjent jugosllav (UDB) në kohën e Sllobodan Millosheviçit.
Ndërkaq, me këtë reagim të Blushit është shkrirë gazit gazetari Artan Hoxha i cili i lë një koment me nota ironizuese
“Hahahaha ty si zëdhënësi i Salvador Aliendes që je, nivel hierark më i lartë nuk të takon të ulësh pjacën dhe t’i përgjigjesh flakë për flakë zëdhënësit të Stanisicit”, ironizon Artan Hoxha.










































