U shpall në kërkim Dervis Arapi, reagon menjëherë e ëma dhe lëshon thirrjen e fortë për Lleshajn: Merru me këtë

0
370

Pasi policia ditën e sotme shpalli në kërkim djalin e Agim Arapit, për vrasjen e Jurgen Kurtit, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i nënës së Dervis Arapit. Në një lidhje telefonike për News 24, Vjollca Arapi mohon që djali i saj të jetë autor i vrasjes së Kurtit. Sipas saj policia dyshon për djalin, pasi vrasja e fundit që ka bërë Jurgen Kurti ka qenë burri i saj.

“Edhe sikur të ishin për t’i vrarë ne nuk i vrisnim dot me milionat që kanë ata. Shikojeni me përpikmëri këtë që ka ndodhur nuk jam unë vrasja e Jurgen Kurtit. Policia dyshon sepse vrasja e fundit që ka bërë Jurgen Kurtit ka qenë burri im. Çuni im nuk është në Shqipëri. Ai do drejtësi. Më vjen keq edhe për atë nënë.

Me Dervisin kam komunikuar përditë se ka merakun tim se kam pësuar një infarkt. Ne nuk ikim nga Shqipëria se ne nuk kemi lekë të paguajmë vrasës siç mendojnë këtë. I them Sandër Lleshajt të lutem merru me këtë. I lutem shtetit.

Me djalin kur u shpall në kërkim nuk kam komunikuar, djali ka qenë shumë sëmurë se nuk e ka prit vdekjen e Jurgen Kurtit, më është dhimbsur ajo nënë që qante”, tha ajo. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here