Përgjegjës për vrasjen e 10,000 personave, Gjykata e Hagës jep vendimin për ish liderin e serbëve

0
447

Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

Ai ka apeluar vendimin kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 duke i shqiptuar dënimin me vdekje.

‘Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995. Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës Botërore’, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Kujtojmë që Radovan Karaxhiq ishte shpallur fajtor edhe për organizimin e  rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10,000 persona të vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here