Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se është gati të lërë mandatin e tij si President për zgjidhjen e krizës në vend.
Nga Pogradeci ku ka qenë në mbështetje të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut, Meta tha se është gati të sakrifikohet si Salvador Aljende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.
“Jam i gatshëm që nga dorëzimi i mandatit tim si President e deri tek sakrifikimi i jetës time si Salvator Allende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake
Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën’, është shprehur presidenti Ilir Meta në Pogradec”, u shpreh Meta.
Por kush ishte Salvador Guillermo Allende!
Salvador Allende ishte një politikan social-demokrat në Kili i cili përgjatë viteve 1970-19973 ka drejtuar vendin në postin e Presidentit. Ai ishte Marksisti i parë që u zgjodh president në një vend me demokraci liberale. Por ky president nuk pati kurrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Teksa ende mbante postin si President, në vitin 1973, ushtria kiliane e mbështetur nga CIA (Agjencia e Inteligjencës Amerikane) organizuan një grusht shteti për ta larguar nga posti nga i cili ai nuk pranonte të dorëhiqej. Pasi Ushtria rrethon Pallatin Presidencial , pasi jep një fjalim të fundit ku nuk pranonte tërheqjen Allende vret veten me një armë automatike.