Zbardhen 18 emrat e rinj të cilët janë thirrur nga Komisioni Qëndror në raundin e tretë pë marrjen e mandatit të deputetit. 18 kandidatët kanë 10 ditë kohë të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit. Me dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit, hidhet hapi kryesor i pranimit të mandatit që hoqën dorë deputetët e partisë së tij. Pas verifikimit të formularit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, KQZ do t’i japë mandatin e deputetit për të bërë më tej betimin në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Kandidatët e thirrur nga KQZ: -Fatmir Guda dhe Kristiano Koçibelli nga PD Korçë -Luigj Gjergji dhe Klajti Reci nga PD Lezhë -Lorenc Danaj nga PD Vlorë dhe nga PD Dibër, Halil Jakimi -Olsi Cukaj dhe Dilaver Kamberaj nga PD Fier -Prel Gjoni, Isuf Meta e Arvit Bushati nga PD Shkodër -Dorjan Teliti nga PD Tirana -Enri Çeno, Shkëlqim Fortuzi nga PD Durrës -Petrit Vargu nga LSI Tiranë dhe Edlira Çekrezi nga LSI Elbasan -Taulant Vrapi nga LSI Berat -Brunilda Paskali nga LSI Korçë Deri tani në kuvend janë 96 deputetë, bashkë me Ralf Gjonin, Enada Koçirajn dhe Nimet Musain të cilët pritet të betohen seancën e së enjtes, pasi KQZ vendosi ditën e sotme t’u japë mandatin. Tre nuk u dogjën që në fillim: 1. Lefter Koka2. Myslim Murrizi3. Rudina Hajdari 11 janë betuar:1. Ylli Shehu2. Aurora Mara3. Enver Roshi4. Edmond Rrushi5. Lefter Maliqi6. Alban Zeneli7. Ligoraq Karamelo8. Majlinda Halilaj9. Ediola Braha10. Edlira Hyseni11. Elda Hoti Pritet të betohen të enjten1. Ralf Gjoni 2. Nimet Musaj3. Enada Koçiraj